Subscribe

Pas notës verbale të ambasadës franceze për deklaratën e kryeministrit Edi Rama se Bashkimi Evropian u tregua egoist dhe cinik në ndihmën me vaksina për vendet e Ballkanit Perëndimor, reagon kreu i qeverisë.

Në përgjigje të një komenti në rrjetin e tij social, kreu i qeverisë, sqaron se nuk ai nuk ka sulmuar asnjë aleat e aq më tepër nuk e mohon ndihmën e Bashkimit Evropian ndaj Shqipërisë që pas rënies së komunizmit.

Me gjithë mirënjohjen, Edi Rama i qëndron deklaratës së tij, se vendet e Rajonit të Ballkanit u lanë jashtë në mundësimin e vaksinës.

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Unë kam folur për një çështje konkrete në një situatë konkrete, lidhur me vaksinën dhe nuk i heq asnjë presje atyre që kam thënë! Lënia jashtë e vendeve të rajonit tonë në shpërndarjen e vaksinës kundër Covidit nga ana e BE-së, nuk ka asnjë justifikim në asnjë plan dhe këtë e kupton çdokush që bën sikur s’kupton.

Reagimin e ambasadës, kryeministri e quan të gabuar pasi e ka nxjerrë nga kontesti deklaratën  tij, kur pyet: Përse Franca duhet të ketë një stok vaksinash kur nuk mund t’i përdorë të gjitha njëherësh, në vend që disa prej tyre mund t’ua japë edhe vendeve të Ballkanit, të paktën disa doza për bluzat e bardha.

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Ankesa e ambasadës franceze nuk ndryshon asgjë në asnjë drejtim, ashtu siç e drejta për të menduar ndryshe vlen si gjithnjë, njësoj si për Francën edhe për Shqipërinë, si për hartuesit e ankesës në emër të Francës, si për mua që flas në emër të Shqipërisë. Ambasada franceze gaboi duke nxjerre nga konteksti ato që thashë.

Duke sjellë në vëmendje një fjalë të urtë popullore se miqësia e vërtetë nuk i ka të gjitha fjalët prej mjalti, kryeministri Edi Rama i kërkon përfaqësuesve të ambasadës franceze të mos mërziten sepse ai vetë nuk është mërzitur nga sjellja e Bashkimit Evropian për të mos ndihmuar me vaksina ballkanasit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *