Subscribe

Në orët e para të mëngjesit kryeministri Edi Rama i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për heqjen e apandesitit.

 

Zyra e shtypit të kryeministrit bën me dije se ndërhyrja ishte e suksesshme dhe se gjendja shëndetësore e kreut të qeverisë është e mirë.

 

Operacioni u krye nga mjekët e spitalit universitar “Nënë Tereza” nën drejtimin e shefit të kirurgjisë, Arben Gjata.

 

Rama u diagnostikua me apendesit akut mbrëmjen e së dielës. Pas kryerjes së disa testeve imazherike, mjekët vendosën që t’i nënshtrohej ndërhyrjes kirurgjikale.

 

Aktualisht kreu i qeverisë ndodhet nën vëzhgimin e bluzave të bardha te spitalit “Nënë Tereza”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *