Subscribe

Kur premisat për hapje të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ne mars jane shtuar kryeministri Edi Rama, i quajti fyese arsyet që çuan në refuzimin në samitin e Tetorit.

Me vlerësimin se procesi ndaj vendeve të vogla dhe të varfra është i padrejtë kreu i qeverisë i kujtoi Bashkimit Evropian se hapja e negociatave do të ndihmojë Shqipërinë në forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

 

EDI RAMA

 

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Kur bëhet fjalë për të dhënë arsyet pse refuzimi ndodhi nuk ka një mënyrë të drejtpërdrejt dhe shumë prej arsyeve fshihen pas disa përfundimeve steriotipike apo pas një mesazhi të formuluar steriotipik, i cili është fyes për vendin. E dimë që djalli fshihet te detajet, e përvoja na ka treguar se për më të vegjlit dhe më të dobëtit rregullat nuk janë asnjëherë të respektuara, ndërsa për më të mëdhenjtë dhe të pasurit ka gjithmonë një rrugë. Në të gjithë këtë situatë të paqartë për ne, ajo që ndodhi në konferencën e donatorëve ishte një lehtësim i madh.

 

Kritika kryeministri pati edhe për veton e presidentit francez Emmanuel Macron duke e quajtur brutal vendimin.

 

 

EDI RAMA

 

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

 

E shoh Francën si aktorin më të ndershëm në këtë debat, pasi Macron ka një qëndrim që është i drejtpërdrejt dhe brutal. Ajo çka po thonë është se Evropa, sikur është, nuk funksionon. Është e vërteta e thënë prej tij dhe nuk është një mënyrë për t’i rënë vërdallë, ashtu si të tjerët preferojnë që të thonë. Lajmi i mirë është se metodologjia e re ndoshta do ta bëjë procesin më të qartë dhe më të drejtë.

 

Edi Rama ndal edhe tek rëndësia e pjesëmarrjes së Kosovës në nismën e Shengenit Rajonal.

 

EDI RAMA

 

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

 

Qëndrimi ynë në raport me Kosovën karshi Serbisë nuk ndryshon, është i qartë. Do të hapim kufirin me Kosovën, nuk është Beogradi që hidhet, por Brukseli apo Washingoni. Në momentin që ishim në këtë rrugë patëm sinjale nga Brukseli që nuk mund ta bënim nëse nuk kishim dakordësisë e të gjitha vendeve për lëvizjen e lirë të njerëzve. Jam i sigurt që kjo nismë do të na bëjë të gjithë bashkë.

 

Me theksin se i ashtuquajturi “Minishengen” nuk synon të krijojë një organizëm paralel me Bashkimin Evropian, kreu i qeverisë tha se bashkëpunimi i rajonal është edhe një nga kërkesat e metodologjisë së re në integrimin e Ballkanit Perëndimor.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *