Subscribe

Për kryeministrin Edi Rama, shkak për mosarritjen e dakordësisë për reformën zgjedhore është vetë opozita jashtë parlamentit.

I keqardhur që ende ndërkombëtarët duhet të angazhohen për të zgjidhur probleme të brendshme të vendit, për kreun e qeverisë drafti për “zgjedhoren” i mbështetur në rekomandimet e OSBE-ODHIR i plotëson të gjitha kriteret për t’u votuar në parlament.

Rama nuk e përjashton mundësinë e uljes në të njëjtën tryezë me kryedemokratin Basha për të zgjidhur ngërçin që po mban peng reformën zgjedhore.

Pasi pranoi gabimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Ardi Veliu, i cili justifikoi dhunë ndaj një minoreni me pretendimin se ai vinte nga një familje problematike, madje publikoi foton e së ëmës me armë në dorë, që më pas rezultoi se ishte një skenë filmi, Edi Rama nuk sheh asnjë arsye për të shkarkuar kryepolicin, edhe pse ai gënjeu publikisht parlamentin.

Deklaratat kryeministri Edi Rama i bëri pas një inspektimi të strukturës së re spitalore.

Covid 3 i ngritur në mjediset e ish universitetit “Kristal” do të shërbejë për të përballuar fluksin e pacienteve, në një rikthim të mundshëm të koronavirusit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *