Rama i drejtohet Bashës: Kur do flasim?

Kryeministri Edi Rama reagoi pas protestës së opozitës e cila shënoi të tjera moment tensione dhe incidente në institucionet shtetërore.
Pasi ka ironizuar efektivitetin e protestave të opozitës të cilat I ka quajtur xhiro bosh që nuk të cojnë askund, kreu i qeverisë lëshon edhe një ftesë të nënkuptuar për dialog mes paleve.
“Kur do flasim”, I drejtohet Rama, liderit të opozitës duke i bërë apel që të lërë kapsollat por të mos humbasë trenin e zgjedhjeve të qershoritg 2021 sikurse bëri me zgjedhjet lokale të këtij viti.
Marshimet për të rrëzuar qeverinë me kapsolla janë xhiro bosh që nuk nxjerrin askund. Përsëri respekt për Policinë e Shtetit në taksiratin që e ka zënë. Dhe një mesazh për LB: Lëri kapsollat!Autobuzin e këtij qershori e humbe po mos humb trenin e qershorit 2021!Kur do flasim?




