E hënë, 5 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:31: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Ngërçi me pagat, disa gjykata veçojnë administratën nga gjyqtarët, zhbllokohet fondi për punonjësit

Në kohën kur vijon konflikti për pagat në sistemin gjyqësor dhe shumë gjykata i janë drejtuar Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, Apelit Administrativ, Apelit të Përgjithshëm dhe Gjykatës së Lushnjës, këto institucione kanë përpiluar listat e pagave dhe kanë veçuar listëpagesat e administratës nga ato të gjyqtarëve.

Reklamë

Gazetarja e Vizion Plus Blerina Cene mëson se administrata në këto gjykata është paguar dhe u janë zhbllokuar pagat.

Ndërkohë, gjyqtarët e këtyre gjykatave do të vijojnë të presin zgjidhjen e situatës lidhur me pagat e tyre.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.