Pas 41 vitesh së bashku, Ronald Koeman i jep lamtumirën bashkëshortes së tij

Një lajm i trishtë ka tronditur familjen e Ronald Koeman dhe botën e futbollit. Bartina Koeman, bashkëshortja e ish-futbollistit dhe trajnerit të njohur holandez, ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare, pas një beteje të gjatë me kancerin e gjirit.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ronald Koeman përmes rrjeteve sociale, ku ka ndarë një fotografi me bashkëshorten e tij dhe një mesazh prekës.
“Me trishtim të thellë, por edhe me shumë krenari dhe dashuri, i themi lamtumirë gruas sime të mrekullueshme, nënës dhe gjyshes sonë të dashur”, shkroi Koeman në mesazhin e tij të lamtumirës.
Bartina ishte diagnostikuar për herë të parë me kancer të gjirit në vitin 2010. Pas trajtimeve fillestare, sëmundja u rikthye në vitin 2018 dhe më pas u shndërrua në një betejë kronike, për të cilën ajo vijoi të merrte trajtime intensive.
Çifti ishte martuar në vitin 1985 dhe kishte tre fëmijë: Ronald Jr., Tim dhe Debby. Për më shumë se katër dekada, Bartina qëndroi pranë Koeman gjatë karrierës së tij si futbollist dhe më pas si trajner.




