Subscribe

Arjan Sala, i cili humbi jetën në zjarrin e rënë në qendrën tregtare Casa Italia është shpallur ‘Dëshmor i Atdheut’.  32-vjeçari, ishte heroi që shpëtoi jetën e 20 punonjësve të tjerë, ndërkohë që nuk arriti dot të dilte nga magazina ku punonte si roje private duke gjetur vdekjen. Vendimi është firmosur nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ndërkohë që titulli iu dorëzua familjarëve nga vetë kryeministri Edi Rama.

Kreu i qeverisë ishte në një vizitë ngushëllimi në shtëpinë e Arjan Salës ku jetojnë prindërit, bashkëshortja dhe fëmija 2 vjeç. Rama tha se është detyrë e shtetit ta respektojë për shkak se ka bërë një heroizëm të madh.

 

EDI RAMA

Ka bërë një heroizëm të madh dhe shumë të rrallë në këto kohë. Natyrisht që jeta s’ka çmim s’kthehet, por sidoqoftë ne menduam se është detyra jonë ta shpallim dëshmor atdheu. Do ta mbështesim me sa kemi mundësi familjen e tij të vogël dhe fëmijën. Një shumë të vogël për familjen, këto të gjitha më shumë në shenjë respekti se sa bëjnë ndonjë ndryshim.

 

Familjarët e tij, u shprehën se ky titull nder është meritë për heroizmin e tij.

Arjan Sala humbi jetën si pasojë e zjarrit që shpërtheu më datë 24 mars tek magazina te Casa Italia. Trupi i pajetë i 32-vjeçarit u nxor pas 3 ditë pas ngjarjes së rëndë.

Zjarri nisi pas një shkëndije elektrike në kabullin e neonit.  Kjo foto tregon dhe momentet e fundit në jetë të Salës i cili vrapon tek magazine për të shuar zjarrin. Ai ka shoqëruar jashtë punonjësit, por duke patur dyshime se mund të ketë edhe ndonjë person tjetër të bllokuar, është futur në thellësi të godinës dhe nuk mundi të dalë më.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *