Ervin Demo është prezantuar si drejtuesi i ri i Ministrisë së Brendshme, duke marrë detyrën me zotimin për të vijuar prioritetet e qeverisë dhe punën e nisur nga paraardhësi i tij, Besfort Lamallari.
Në fjalën e tij të parë, Demo theksoi rëndësinë e forcimit të marrëdhënies me komunitetet dhe rritjen e besimit të qytetarëve, duke e cilësuar Ministrinë e Brendshme si një institucion me rol kyç në këto objektiva.
Lexo edhe :
Related Posts
Ervin Demo: Së pari shumë faleminderit për besimin. Është përgjegjësi shumë e madhe, jam i bindur që do të çojmë përpara prioritetet e qeverisë. Kuptohet ato prioritete që ka filluar dhe Besforti dhe ka bërë një punë shumë të mirë. Unë do vazhdoj patjetër të bashkëpunoj me Besfortin edhe në kapacitetin e vet këtu në kryeministri, por jam i bindur që punët jo thjesht të Ministrisë së Brendshme, por meqë ka të bëjë më shumë me marrëdhënien që ne kemi me komunitetet në tërësi edhe në kuadër të besimit të qytetarëve në fokus. Besoj që Ministria e Brendshme ka një rol shumë të rëndësishëm dhe do jemi tmerrësisht të fokusuar për ta çuar përpara.
Demo prej shtatorit të vitit 2025 mbante postin e Ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor. Përpara këtij emërimi, ai drejtoi Bashkinë e Beratit për gjashtë vite, nga 2019 deri në 2025.
Gjatë drejtimit të bashkisë, Demo u angazhua në përmirësimin e shërbimeve publike, zhvillimin dhe transformimin urban të qytetit, forcimin e transparencës dhe rritjen e pjesëmarrjes qytetare në vendimmarrje. Një tjetër fokus i tij ka qenë zhvillimi i turizmit.
/vizionplus.tv






