Subscribe

Gjatë konferencës me drejtues të Policisë së Shtetit, kryeministri Edi Rama ngriti shqetësimin e ndërtimeve pa leje dhe zaptimin e territoreve.

 

Ai reagoi ashpër ndaj strukturave të policisë, për të cilët tha se shpenzojnë energji duke arrestuar persona në fshatra të thella të Shqipërisë për një avlli, ndërkohë që persona të tjerë betonizojnë bregdetin përpara syve të tyre.

 

“Paramentrat e sigurisë rrugore dhe garantimi i pacënueshmërisë së territorit nga ndërtimet pa leje duhet të jetë prioritet i palëvizshëm për çdo drejtues të Policisë së Shtetit. Raportin me territorin duhet t’i ketë si dy anët e të njëjtës medalje të punës së përditshme. Janë çuar për ndjekje penale fshatarë në zona të humbura për një avlli, gardh, një mur. Ndërkohë janë toleruar veprimtari kriminale të ndërtimit pa leje në zonat turistike, në zonat e mbrojtura natyrore arkeologjike dhe kështu me radhë. Megjithëse në mënyrë të përsëritur e kam nënvizuar dhe me drejtuesit vendor të policisë së shtetit që është e turpshme, është e frikshme dhe e pagëlltitshme që strukturat e policisë në territor të shpenzojnë energji dhe kilometra e kohë për të shkuar dhe për të futur në telashe dhe ndjekje penale fshatarë që rregullojnë avllitë ndërkohë që përpara syve të tyre, dhe bashkëpunimin e tyre në korrupsion, hidhet beton në pjesët më të bukura të trupit të vendit tonë. Janë puçra me qelb në trupin e një bukurie si Shqipëria. Çfarë bën policia e Shtetit në këto kuadrate të ndara mes komisariateve, kthen sytë nga ana tjetër. Këtu nuk flitet për skena krimi ku në pak sekonda del një armë dhe ata që gjuajnë ikin me motor. Janë skena krimi me orë dhe netë të tëra. Është krim i përcaktuar si i tillë në Kodin Penal. Me dënime shumë të rënda dhe këto skena krimi zhvillohen në sytë e policëve që kanë detyrimin ligjor të veprojnë menjëherë. Këtu emri është korrupsion, nuk ka tjetër! Poshtërsi, neveri, shëmti”, tha Kryeministri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *