
Rama: Holanda s’i heq vizat shqiptarëve, opozita ka humbur logjikën
Kryeministri Rama doli në foltoren e kuvendit për të sqaruar se vendimi i parlamentit holandez nuk përkthehet në rivendosje të vizave për shqiptarët.
EDI RAMA
KRYEMINISTER I SHQIPERISE
Reklamë““Është një procedurë parlamentare e cila s’ka asnjë implikim të drejtpërdrejte në lëvizjen e lirë të shqiptarëve. Të gjithë duhet ta kenë parasysh se për revokimin e lëvizjes së lirë duhet të përmbushen disa kritere objektive, asnjëra prej të cilave nuk përkon me faktorin shqiptar në Holandë. Ministri për Drejtësinë dhe Sigurinë e Holandës në fjalën e tij reagoi duke thënë pikërisht këtë, që s’ka asnjë kriter të përmbushur negativisht për të adresuar këtë problematikë në Kuvendin e tyre”..”
Lideri i mazhorances ka shpjeguar se vendimi i se martes i parlamentit holandez motivohet nga zhvillimet e brendshme politike.
“Ne themi që ka të drejtë ministri i Drejtësisë dhe i Sigurisë së Holandës, që, ai vendim ishte një vendim në hava, pa asnjë impakt mbi pasaportat e shqiptarëve dhe për arsye të zgjedhjeve të tyre elektorale. Nëse ata kanë arritur në konkluzionin, që, duke i bërë shqiptarët gogol marrin më shumë vota, se do t’i mbrojnë njerëzit nga gogoli që ata e krijojnë vetë, kjo është politikë e tyre.”
Shefi i ekzekutivit solli ne vëmendje se lëvizja pa viza bazohet ne kritere lehtësisht te matshme; dyfishimi i emigranteve te paligjshme qe ne rastin e shqiperise nuk ka ndodhur, rritje numrit te azil kërkuesve qe po ashtu nuk ka ndodhur, ulje e ritmeve te bashkëpunimit per kthimin e emigranteve kur per shqiperine ka ndodhur e kundërta si dhe fakti qe shqiperia te perbeje rrezik per sigurine e Holandes qe nuk eshte e vertete. Rama nuk ka lene pa komentuar edhe qëndrimin e opozites ndaj vendimit te Holandes.
“Eshtë e turpshme që partia demokratike rrugore dhe shoqja e saj e rrugës, Lëvizja Socialiste për fall festuan në mënyrë cinike dhe përbuzëse për shqiptarët një vendim kundër shqiptarëve.
Sipas kryeministrit reagimi i opozites ishte një festë e neveritshme per te transformuar vendimin e parlamentit holandez në një argument me shume ne luften politike ne Tirane.
“Ajo që është e pagëlltitshme është festa në Tiranë e atyre që për shkak se janë të dominuar nga urrejtja, kanë humbur logjikën, kanë humbur pikat referimit te disa vlera që politika shqiptare edhe në ditët më të zeza i ka ruajtur kur ka qenë fjala për një temë kaq të madhe sa është ajo e integrimit, një festë e neveritshme që i drejtoi të gjithë tytat e topave për fishekzjarrë e kapsolla në shtëpitë e shqiptarëve duke e transformuar atë në një tjetër argument, të një lufte të dëshpëruar në Tiranë që do të katandiset keq e me keq në formën e një reagimi deputetësh që refuzuan të përfaqësojnë popullin dhe përpiqen ti vënë zjarrin jo institucioneve, por ardhmërisë së vendit, shpresave dhe perspektivës së vendit, vetë vendit. Si preferojnë të bëhen zëdhënës të atyre që shqiptarët i kanë kthyer në mish për top në vendin e tyre duke i përdorur si dele të zezë, si mund të bëhen bashkë këto. Si mund të bjerë dinjiteti disa forcave politike shqiptare të përdorin antishqiptarët, që i stigmatizojnë shqiptarë si një popull kriminel, ndërkohë që krimi nuk ka ngjyrë, kjo është realisht e neveritshme.”




