Kryeministri Edi Rama deklaroi këtë të mërkurë se biznesit të vogël nuk do t’i hiqet vetëm tatim-fitimi deri në vitin 2029, por edhe TVSH-ja.

Ai pohoi se kjo do të bëhet zyrtare me ligj në Parlament dhe projektligji do t’i shkojë Kuvendit në këtë sesion parlamentar.

“Ne në këtë parlament, në këtë sesion parlamentar do të çojmë rishikimin e buxhetit, gjëja normale për shkak të situatës dhe do rishikojmë paketën fiskale për biznesin e vogël duke i hequr tatim fitimin biznesit të vogël dhe jo me fjalë por me ligj dhe jo për këtë vit por deri në vitin 2029 s’do kenë tatim fitimi dhe ministri ka sqaruar që jemi duke parë dhe TVSH-në. Me këtë rezultat të djeshëm mund t’ju them atyre që kanë biznes të vogël që është e sigurt që do heqim dhe TVSH-në. Afatet do i themi më tutje dhe limitin, dmth kufirin e xhiros dhe për sa vite. Kjo do bëhet me ligj në parlament jo në programin elektoral me shkrim. Falë të djeshmes mund të them po se jemi në pozitën që brenda këtij sesioni të kuvendit, biznesit të vogël t’i themi s’ke taksa, s’ke TVSH, zero.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *