Në garën për qeverinë e re të vitit 2021, Partia Socialiste do të jetë e vetme. Diçka të tillë e tha kryeministri Edi Rama në fjalën që mbajti në Asamblenë e PS.

 

“Ne nuk kemi parti për tu bërë aleatë bashë, askush nk plotëson kushtet për të qenë aleati ynë. Aleati ynë janë njerëzit, koalicioni ynë është me njerëzit. Bashkë me shqiptarët, ne do t’i lëmë mbrapa me shumë se asnjëherë tjetër, mbajeni mirë fjalën time sot, të gjitha forcat që duan të na tërheqin ne mbrapsht dhe të mbajnë peng Shqipërinë të gjitha bashkë.”

 

Në këtë kuadër, shefi i qeverisë shpërtheu në sulme kundër LSI, ish-partisë aleate në bashkëqeverisje. Sipas Ramës, LSI është një parti e lindur vetëm për të marrë pushtet. Ai e krahasoi partinë e Monika Kryemadhit, por që u krijua nga Ilir Meta, me qelizat e kancerit.

 

“Unë kam qenë partizan i bashkimit me LSI, i bashkimit të të majtës, i një të majte me dy shpirtra që u krijua nga një çarje e madhe e PS. Kam besuar që kjo ishte rruga e duhur për të krijuar një pol të fuqishëm qeverisës. Ajo që kam mësuar ka qenë që të dyja herët problemi është zmadhuar derisa është bërë eksploziv si rezultat I një fakti të thjeshtë: PS dhe PD, në anën e vet, porn ë radhë të parë PS është një parti e madhe që përtej të gjitha zakoneve të këqija që janë pjesë e organizimit të çdo partie, ka përgjegjësinë qeverisëse, në opozitë apo pushtet. LSI nuk ka lidhje me përgjegjësinë qeverisëse, do të jetë pjesë e qeverisë për t;u rritur në kuyrriz të shtetit dhe bomba që hodhi në erë koalicionin me LSI ishte reforma në drejtësi. Aty ndarja është bërë e paripueshme për një arsye shumë të thjeshtë, sepse LSI është krijuar për të marrë sa më shumë pushtet duke marrë peng njërin nga dy të mëdhenjtë. Ka lindur si një forcë hakmarrëse. Ka përfituar nga degradimi i PS, nga një boshllëk i krijuar nga PS, nga pakënaqësia legjitime e krijuar brenda PS, ku shumë njerëz ndiheshin të papromovuar dhe është rritur në kurriz të PS dhe të PD. LSI është një organizatë që funksionon me këtë parim, njësoj si qelizat e kancerit që thuhet se rriten pa qëllim. Shtohen vetëm për ta vdekur organizmin që kapin. Me LSI nuk ka mundësi të bëhet më shumë seç kemi bërë në mandatin e parë.”

 

Sa i takon bashkëqeverisjes së fundit me LSI, Edi Rama pranoi se janë bërë shumë gjëra të mira. Por në fund shtoi se PS i është dashur të japë një pjesë të shpirtit për këtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *