Subscribe

Qeveria pritet të nisë një aksion të ri tek biznesi me synim evidentimi e atyre sipërmarrjeve që e kanë të bazuar punën e tyre tek aktivitetet e paligjshme. Paralajmërimi është bërë nga kryeministri Edi Rama, sipas të cilit qeveria po konsultohet edhe me partnerët  amerikanë dhe europianë për të bërë një ndarje të bizneseve legjitime dhe atyre që me aktiviteti kriminal

 

Do të bisedojmë dhe do të arrijmë marrëveshje për një sulm jashtëzakonisht të madh kundër krimit të organizuar, duke i kërkuar çdo personi të dënuar dhe të akuzuar për krim të organizuar deri tani, të provojë që asetet që ai ose ajo ka, vijnë nga biznese legjitime, ndryshe të gjitha asetet do të konfiskohen.

 

Kreu i qeverisë tha se tashmë ka ardhur koha që bizneset e inkriminuara që bëhen pjesë e administratës apo edhe politikës ka mbaruar. Ndërsa sipas tij ka ende shumë punë për të përmirësuar klimën për biznesin e ndershëm.

 

Tek biznesi i ligjshëm duam të çojmë mesazhin që kemi shumë për të bërë, për të përmirësuar mjedisin e të bërit biznes dhe duam që ky biznes i ligjshëm t’i besojë fort këtij vendi e të besojë që çdo ditë do të jetë një ditë më e mirë se e djeshmja për të bërë biznes në Shqipëri ndërsa biznesit të paligjshëm duam t’i themi thjesht që ky nuk është vendi i tyre dhe do duhet të kalojnë shumë e shumë vështirësi për të mbijetuar në këtë vend. Ka ardhur koha që t’i shkojmë pas tyre seriozisht e të bëjmë të sigurte që të gjitha këtyre gjërave negative që kanë bërë duke penetruar, infiltruar në shoqëri, në biznes, duke hyrë në administratë e duke hyrë në politikë u ka ardhur fundi. Kjo kohë ka marrë fund.

 

Këto deklarata kryeministri i bëri gjatë forumit ekonomik të Tiranës, një takim ky i liderëve me ndikim  politik, brenda dhe jashtë vendit si dhe biznese të huaja dhe atyre vendase që ushtrojnë aktivitetin e tyre në Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *