Në fjalën e tij në Asamblenë e PS, kryeministri Edi Rama, u ndal edhe tek ngjarja e bujshme e vrasjes së Egli Progës. Rama theksoi se kjo ngjarja u përdor politikisht, duke shpifur e tjetërsuar të vërtetën.
Ai hodhi poshtë akuzat se autori është mbrojtur nga autoritetet për shkak të lidhjeve politike me PS.
Lexo edhe :
Related Posts
Ndërkohë, Rama akuzoi prokuroren e çështjes lidhur me veprën penale që caktoi ndaj autorit nga “vrasje me dashje” në “vrasje nga pakujdësia”.
“U prodhua një film i kronikës së zezë. Komunikata e policisë u hodh në cepat e lajmeve mediatike. U tha me të madhë se vrasja kishte ardhur si pasojë e një gjobe të papaguar. Gnëjeshtër. Nuk ka pasur asnjë gjobë. U shkrua se në Pogradec ligjin e bënkan bandat kriminale. U vu kuja se policia kishte tentuar të fshihtë krimin. Shpejtësia e policisë në identifikimin e autorit të krimit është ë dokumentuar. Arritja e ambulancës është e dokumëntuar. U përhap fjala se autori kishte mbrojtje politike. PS nukmbron as ministrat e saj kur kërkohen nga drejtësia. Po rai dajë i autorit prej kohësh nuk ka asnjë angazhim më Partinë Socialiste. Por i ndjeri ishte punonjës i OSSHE-së. Edhe me ndihmën e një prokurori të paaftë në rastin më të mirë, e ndryshoi nga “vrasje me dashje” në “vrasje nga pakujdësia”. U bë politikë më një vdekje tragjike. Ndërkohë çështja ishtë dorëzuar nga policia pushtetit gjyqësor”, tha ai.