“Xhisiela” ka përplasur Ramën me analistët në studion e Real Story. Alfred Lela, Agron Gjekmarkaj dhe Arjan Vasjari kanë kundërshtuar kryeministrin mbi rolin e policisë në këtë çështje.

 

Por Rama ka reaguar duke thënë se deklaratat e oficerit Nuhu kanë një sfond kriminal ndërsa vajza është përdorur si mish për top për qëllime politike. Ai paralajmeroi madje se edhe nga ngjarje do ketë të njëjtën fund si babalja e parë për të cilë  madje tha se do të ketë lajme që do çudisin opinionin.

 

“Une ngjarjen e Fushë Krujes e kam marrë vesh nga Taulant Balla, i cili kishte rënë në gjurmet e letres se ish oficerit. Nuk është e vërtete që Emiljano Nuhu ka sjell leter në kryeministri për të më vënë në dijeni për ngjarjen. Ama di këtë që oficeri është pezulluar direkt mbremjen e 21 korrikutKy është skandali që vajza është bërë mish për top, vajza është dhunuar sërish përse dyti. Jam i bindur që do bëhet deri në fund drejtësi edhe nëse vajza e ka mohuar dhunën. Por ajo është përdorur politikisht sikurse është përdorur edhe oficeri i policisë për qëllime politike. Krimi në krim është përdorja e vajzes në të gjithë këtë konspiracion . Oficeri nuk është hero, ai duhet të përgjigjet para drejtësise. Është e turpshme ajo që është thënë se Taulant Balla ka qënë në komisariat. Shpresuan që duke përdorur dhe duke abuzuar me vajzen do të rrëzonin qeverinë. Oficeri është përdorur për qëllime.kriminale. shumë shpejt do të dali e vërteta për babalen e parë dhe të dytë.  Madje për babalen e parë do dali një e vërtete që do ju habisë pa masë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *