“Rama e Lleshaj vranë të riun”/ PD akuzon qeverinë se ka armiqësuar policinë me qytetarët

Partia Demokratike ka kerkuar drejtesi per vrasjen e 25-vjecarit nga policia.
Anetari i Kryesise se PD, Enkelejd Alibeaj ka hequr paralele mes regjimit komunist qe u rrezua 30 vite me pare dhe qeverise se sotme duke vene ne dukje se asgjë nuk ka ndryshuar në mentalitetin e regjimit policor të drejtimit të shtetit.
Për këtë akt kriminal të pashembullt duhet drejtësi pa vonesë! Arrestimet sa për sy e faqe, për të mashtruar publikun e revoltuar, shërbejnë vetëm që regjimi i Edi Ramës të blejë kohë. Policia që vret një të ri në Ditën e Rinisë është modeli më i keq i Policisë së Shtetit. Sot vrasësi i të riut nuk është efektivi i policisë, por Edi Rama dhe Sandër Lleshaj, me politikën e tyre qeveritare të armiqësimit të Policisë me qytetarët dhe bashkëpunimit të Policisë me bandat.”
Reklamë
Sipas Alibeajt, nje i ri qe vrapon nuk perben rrezik per policine e nuk mund te qellohet vetem se theu oren policore
“Ajo që e bën edhe më të rëndë situatën, janë njoftimet zyrtare të Policisë së Shtetit, të cilat krijojnë bindjen e tentativës për manipulimin dhe fshehjen e së vërtetës, me justifikime të denja për një bandë. Asnjë skenar i sigurimit të shtetit nuk mund të justifikojë ekzekutimin e të riut.”
PD ka akuzuar qeverine se ka ndertuar nje polici qe ne 8 vite në vend të komunikatave të përditshme sesa grupe kriminale ka zbuluar dhe arrestuar, ka folur vetëm për sa gjoba u ka vendosur qytetarëve.




