Subscribe

Në takimin e përjavshëm te bashkëqeverisjes Kryeministri pranoi se në administratën publike ka ende zyrtarë që sorollatin qytetaret.

 

Edi Rama apeloi për denoncimin e çdo rasti abuzimi dhe siguroi se shkelësit e ligjit do te marrin ndëshkimin qe meritojnë.

 

Realisht administrata ka probleme që shfaqen sidomos në rastin kur njerëz që vijnë nga larg, nga zona të vështira dhe nuk kanë asnjë përkrahje, trajtohen sikur është gjëja më e thjesht të kthehen mbrapsht. Me këtë sistem po ndikojmë shumë në procesin e përmirësimit të administratës, e cila nuk është akoma aty ku duhet. Ana tjetër është ajo që kam thënë, duke pasur qytetarët aktivë për interesin e tyre se ju keni zhvilluar këtë beteje për interesin tuaj, për problemin tuaj, por na keni ndihmuar ne, sepse duke ndjekur rastin tuaj ne identifikojmë edhe ata që nuk do të jenë aty, ai përgjegjësi që thua, menjehere ne do te hetojme rastin dhe nese kjo vertetohet, ai nuk mund të jetë më në punë. Mesazhi që duhet të marrin të gjithë, platforma mund të të marrë më qafë, se ka akses direkt te qeveria dhe kryeministri, njësoj si ka një deputet apo person me influencë që shkon me lehtë në zyrat e shtetit”.

 

Shefi i qeverisë u ndal tek ideja e prezantuar një ditë me pare për goditjen e rasteve te korrupsionit te pedagogeve ne universitete ndërsa përsëriti se studentet qe bëjnë denoncimin do te përfitojnë burse.

 

 

Ne takimin e kësaj te mërkure u prezantuan rastet e qytetareve qe kane gjetur zgjidhjen e problemeve te tyre fale bashkëpunimit me platformën e bashkëqeverisjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *