Subscribe

74 familje do të hyjnë në shtëpitë e reja individuale në zonën e Ndroqit, falë procesit të rindërtimit.

 

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama u dorëzoi çelsat e shtëpive familjeve, banesat e të cilave u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019.

 

Rama gjatë fjalës së tij shënjestroi edhe gjyqtarët, të cilët jo në pak raste janë bërë prengesë për të finalizuar projektet në kohë.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER

Nëse sot ne kemi akoma probleme me rindërtimin, të afateve, janë probleme të lidhura me leshin dhe me linë që bënë ata që ishin në detyrë më parë dhe që bënë çorapin më të madh të pronave dhe që krijuan llumin më të madh në sistemin e drejtësisë, me gjykata e me prokurorë që marrin peng komunitete të tëra pa pikën e turpit. Siç njëri ka marrë peng vazhdimin e punës për të ndërtuar apartamentet e mbetura të pa ndërtuara në Laç për një person, një! Duhet prishur pallati i vjetër i cili është rrezik për jetën e njerëzve. Kanë ikur të gjithë. Ne ju paguajmë qiratë të gjithë atyre që kanë ikur. Kemi gati projektin dhe duam të vazhdojmë punën dhe gjykatësi i jep sigurimin e padisë, domethënë ne nuk ndërhyjmë dot njërit që ka një dyqan. Çfarë t’i bëjmë ne? Ky është sistemi që kemi zgjedhur. Sistem ku gjykata ka fjalën e fundit, siç ndodh me Kombinatin. Çështje të panumërta të hapura nëpër gjykata me pretendime nga më të panumërtat për të marrë copën më të madhe sesa copa që ju takon, për të marrë peng zhvillimin atje.Ne nuk kemi kujt t’i qahemi natyrisht, por janë ca gjëra që duhen thënë që njerëzit ta kuptojnë pse ndodh.Procesi i rindërtimit ka ecur paralel me një proces të tërë falsifikimesh, ankimimesh, korruptimesh të gjykatësve, që janë të krimbur nga koka tek këmbët edhe që e dinë që nuk kanë shans ta kalojnë Vettingun dhe tani vazhdojnë të kapin ca të kapin, dhe për këtë arsye jemi vonuar në disa raste, por ama një gjë është e sigurt, që ne nuk i ndahemi kësaj pune deri kur familja e fundit të marrë shtëpi. Në Tiranë, Durrës, ku kanë qenë edhe problemet më të mëdha me gjykatës e me mashtruesa dhe sigurisht në të gjithë zonën ku siç e shihni po ndërtohet. Po ndërtohet intensivisht kudo! . E sigurte eshte qe ne nuk i ndahemi kësaj pune edhe kur familja e fundit te marre shpi.

 

Edhe kryebashkiaku Veliaj vizitoi sot lagjet e reja, ndërsa shtoi se të gjitha shërbimet do të ofrohen për banorët.

Sa i përket gjelbërimit të zonës, kryeministri Rama nuk kurseu as batutat për kryebashkiakun Veliaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *