Kryeministri Rama do të zhvillojë një takim pune me të gjithë ambasadorët e BE, dhe Britanisë së Madhe të enjten në mëngjes.

 

Takimi do të zhvillohet në ambjentet e kryeministrisë ndërsa gazetarja e Vizion Plus, Enkeleda Mema bën me dije se amnistia fiskale do të jetë në qendër të diskutimeve.

 

Rikujtojmë se Bashkimi Evropian është shprehur kundër draftit aktual të ligjit për amnistinë fiskale në Shqipëri.

 

Rreth dy muaj më parë BE-ja nënvizoi se ky draft paraqet shqetësime serioze dhe do të dobësojë kontrollet e Shqipërisë kundër pastrimit të parave.

 

Amnistia fiskale dhe penale është nisëm ligjore e ndërmarrë nga qeveria shqiptare për të falur të gjitha gjobat, kamatëvonesat e pasurisë që deklarohet, nëse kryhet regjistrimi i pasurisë së disponuar në 30-vjeçarin e fundit, të kryera deri në datën e hyrjes në fuqi të ligjit. Personave që aplikojnë për amnisti fiskale u ruhet anonimati dhe nuk i fillojnë procedurat e ndjekjes penale.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *