Subscribe

Vendimi për ta përcaktuar drejtësia ndërkombëtare kufirin detar mes Shqipërisë dhe Greqisë ishte një kërkese e qeverisë së Tiranës dhe jo e Athinës. Pas vizitës së ministrit të jashtëm Grek, Nikos Dendias në Tiranë, Edi Rama deklaroi se pas negociatave me qeverinë greke,  kjo e fundit pranoi qëndrimin e qeverisë shqiptare, që çështja e detit të shqyrtohet nga gjykata e Hagës.

Sipas kryeministrit përpjekja është për të prodhuar një marrëveshje të drejtë dhe jo të kundërtën siç ishte ajo e 2009 e nënshkruar nga qeveria Berisha dhe që më pas u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

 

Ne kërkojmë një marrëveshje të drejtë. “Deti” do të shkojë në duart e Gjykatës Ndërkombëtare, që t’i japë një zgjidhje këtij problem.”

 

 

Në konferencën ekonomike me vëmendjen te investimet në infrastrukturë, kreu i qeverisë foli për projektet e së ardhmes: ndërtimin e tre porteve të  Durrësit, Vlorës dhe Sarandës. Vepra që parashikohet të nisë brenda pak muajve është ajo e Sarandës.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

 Përsa i përket infrastrukturës portuale, së shpejti do fillojmë me Protin e Durrësit. Ne do fillojmë punën për zhvendpsjen e tij. Ai është një infrstrukturë e dal kohësh prej kohësh. Me standarte mjedisore pothuajse zero. Patjetër, ajo është një infrastrukturë që ka potencial të jashtëzakonshëm për turizimin, ne jemi në diskutim me shtete që herët do të arrijmë të kemi një marrëveshje shtetërore, për të sjell aty një investim që do jetë investimi më i madh privat në Shqipëri. Natyrisht me një formulë bashkëpunimi me shtetin.
Ndaj në ditët në vazhdim do të fillojmë zhvendosjen e portit dhe do të hedhim në garë portin e ri të Durrësit. Kemi shumë kërkesa dhe jemi të bindur se do funksionoj. Po kështu do bëjmë dhe me Vlorën. Porti ekzistues është një infrastrukturë arkeologjike, me impakt negativ që prek drejtpërdrejt qytetin. Zhvillimi i Lungomares përgjatë gjithë btregdetit, përfshin dhe një port turistik për të krijuar një kanal të ri kontakti, si për Durrësin. Dhe për Vlorën jemi gati, ku do të sistemojmë me standarde bashkohore portin e shërbimeve në anën tjetrë.Dhe e fundit, në pak javë do japim gjithë autorizimet, për portin e tretë, atë të Sarandës. Ai do jetë dhe i pari që do të fillojë. Kemi marrë një propozim fantastik. Shqipëria do hyjë shpejt në një hartë ku ka munguar me dekada. Që është harat e detit, harta e ekonomisë së detit.

 

 

Premtimin të cilin kreu i qeverisë thotë se do ta përmbushë në pranverën e 2021 është përfundimi i ndërtimit të aeroportit të Kukësit. Ai personalisht është angazhuar në flurimin pa pagesë nga Londra në Kukës të 120 kuksianëve që ende e tallin për ndërtimin e tij.

 

 

“Unë mendoj se në pranverë të këtij viti aeroporti i Kukësit do të jetë operacional. Nuk e harroj misionin tim për të sjellë 120 vota me avion nga Londra. Kush dëshiron të përfitojë udhëtime falas të nisë me mbledhjen dhe akumulimin e pikëve. Nuk i harroj ata që e kanë përqeshur dhe e kanë tallur projektin e aeroportit të Kukësit. Ky është një objektiv, shpresoj ta realizojmë.”

 

 

Për të gjitha projektet e prezantuara si në infrastrukturë dhe energji gjatë muajve të fundit, kreu i qeverisë tha se nuk janë asfalt elektoral, madje për të vërtetuar të kundërtën ai tha se edhe sikur zgjedhjet të ishin të Dielën, Partia Socialiste do të merrte më shumë se 74 mandate.

 

 

 

 

 

 

 

TITRA 1:

RAMA: “DETIN” NE HAGE E KERKUAM NE

 

“SYNOJME NJE MARREVESHJE ME TE DREJTE SE AJO E VITIT 2009”

 

TITRA 2:

RAMA: DO TE NDERTOJME TRE PORTE

 

PUNA DO TE NISE SE SHPEJTI NE QYTETIN E SARANDES

 

GAZETARE ENKELEJDA MEMA

PAMJET VIZION PLUS

MONTAZH ERALD TOLA

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *