E diel, 15 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Rama dhe Basha urojnë besimtarët muslimanë përmes rrjeteve sociale

Tradita e vizitave te politikaneve me rastin e festave fetare eshte zbehur megjithate kreret e shtetit e nje pjese e figurave kryesore te partive vazhdojne te respektojne ritualin e urimeve. Si zakonisht kryeministri Edi Rama ka zgjedhur rrjetet sociale per tu uruar festen besimtareve muslimane.

Dhe urimin Rama e ka ilustruar me pamjet e xhamive qe po rikonstruktohen.

 

“Me këto pamje nga kantieret e shumta të punës për rimëkëmbjen e xhamive në mbarë vendin që janë pjesë e thesarit tonë të trashëgimisë historike e kulturore, ju uroj të gjithë besimtarëve myslimanë.”

Reklamë

Postimi i Ramës:

 

Edhe lideri i opozites ka zgjedhur rrjetet sociale per te percuar urimin e tij.

“Sot në Festën e Flijimit që kremton mposhtjen e egos dhe forcën e besimit në Zot, mendimet dhe lutjet e mija shkojnë në veçanti tek të pamundurit, të braktisurit, dhe të nëpërkëmburit” shkruan kryetari I PD, Basha.

Vazhdo të lexosh

Reklamë