Subscribe

Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e financave Arben Ahmetaj si personat qe janë ne krye te mafies se plehrave ne Shqipëri. Këto akuza opozita i mbështet tek ndërtimi i 3 inceneratoreve ne Fier, Elbasan dhe Tirane, çështje per te cilën PD i ka bere thirrje prokurorisë te nise hetimet.

 

“Deri më sot, ata kanë mbyllur kontratat për të marrë nga paratë publike mbi 50 milionë Euro, 22 milionë Euro për inceneratorin e Elbasanit dhe 28.2 milionë Euro për inceneratorin e Fierit. Është duke u mbyllur kontrata edhe për Tiranën për 128 milionë Euro të tjera! Të gjitha kalojnë në 1 dorë, atë të Klodian Zotos, thënë ndryshe të Arben Ahmetajt. Pra, plot 178 milionë euro (pa TVSH) nga taksat tona që po ndahen mes Edi Ramës, Arben Ahmetajt, Lefter Kokës dhe sekserit të tyre në kundërshtim me ligjet dhe strategjitë në fuqi.”

 

Sipas PD brenda pak javëve Klodian Zoto ka fituar disa milion euro.

 

“Pasi mori nga shteti 22 milionë euro për djegësin e Elbasanit dhe 28 milionë për atë të Fierit “me çelësa në dore”, Klodian Zoto firmosi me një Italian kontratat për të marrë djegësit “me çelësa ne dore” përveç 15 milionë euro. Kësisoj 7 milionë euro u përlanë për djegësin e Elbasanit dhe mbi 13 milionë euro për të Fierit, pra përmbi 20 milionë euro vjedhje brenda pak javësh!”

 

Ne fokus te akuzave te PD është vendosur edhe aleati i tyre ish-ministri i LSI Lefter Koka, i cili publikisht ka mbrojtur ndërtimin e inceneratoreve. Malltezi i ka bere thirrje ish-Ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, që të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë dhe të denoncojë peshqit e mëdhenj që po vjedhin dhjetëra miliona euro me 1 firmë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *