Kryeministri Edi Rama pasditen e kësaj të hëne ka zhvilluar një takim përmbyllës për fushatën elektorale në Durrës ku ka prezantuar kandidatët për bashakinë e Durrësit,Krujës dhe të Shijakut.

 

Shefi i qeverisë ka sulmuar opozitën në lidhje me akuzat e tyre për përgjimet për blerje votash nga kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako.

 

Sipas Ramës në Durrës Dako ka fituar kur në pushtet ishte Saliu me të gjithë skuadrën më të mirë që ka pasur PD-ja në historinë e saj dhe mekanizmat e saj që ju e dini si përdoreshin në kohën e tij.

 

“Njeriu dhe partia që mundën Saliun me Sokol Olldashin që ka qenë përfaqësuesi politik këtu, me Topallin dhe të tjerë kur ishin në pushtet, u dashka të blejë vota për të mundur Lulin me Gridën dhe Salianjin. Të kesh mundur Sokol Olldashin një nga figurat më të spikatura, orator dhe njeri i njohur për forcën e larmishme në fushatat elektorale dhe të akuzohesh se ke blerë vota për të mundur Bylykbashin. Durrësi do ta kujtojë me respekt dhe admirim periudhën kur Dako drejtoi bashkinë, falë gjurmëve që janë kudo në këtë qytet.”

 

Ndër të tjera në fjalën e tij në Durrës kryeministri  është shprehur se këto janë zgjedhje pa kundërshtar, pasi ato kishin frikë nga përballja.

 

“Në këto zgjedhje ne kemi humbur një shans për të pasur një garë ku do të ishte për ne një kënaqësie madhe sfida me kusndërshtërët përballë. Do të ishte kënaqësi që në Durrës të kishim një kandidat të PD-së që të na tregonte se çdo të bënte dhe përveç një pike të programit që ne se kemi ato e kanë të rrisin “cilësinë e diellit”. Nuk e kemi këtë mundësi se nuk i kemi përballë kanë zgjedhur që të ikin nga zgjedhjet dhe tu kundërvihen zgjedhjeve. Si mund ta bëjë këtë një opozitë që pretendon të qeverisë vendin? Mund ta bëjë vetëm kjo opozitë që kemi sot dhe për një arsye që edhe sot është rasti për ta thënë ata thonë se nuk hynë në zgjedhje me këtë qeveri, dhe se duan që unë të iki, dhe po të jetë kjo qeveri dhe të mos iki unë ato nuk futen në zgjedhje dhe përveç kësaj po qëe se kjo nuk ndryshon ato nuk do të lënë popollin të zgjedhje nga ana tjetër del Ilir Meta dhe thotë se pluralizmi është pjesmarrja e shumë  forcave nuk mund të ketë zgjedhje me një kandidat. Në fakt kur shqiptarët kanë vendosur të jenë në pluralizëm ka qenë populli që zgjedh partitë që ka përpara. Ata kanë një arsye shumë më të madhe se sa thjesht zgjedhjet, kanë arsye më të madhe se frikën e Lulit nga zgjedhjet, kanë një arsye më të madhe se fakti se  me ne nuk fitojnë dot, se e kanë thënë vetë sa të jetë Edi Rama aty nuk fitojmë dot. Dhe kanë një arsye më të madhe që është hapja e negociatave.”

Rama ndërkohë nuk bëri asnjë koment për vendimin e Kolegjit Zgjedhor. Më herët, qindra mbështetës të opozitës u përpoqën të pengonin mitingun e Ramës. Ata u perplasën edhe me policinë. Protesta e opozites zgjati një ore e me pas tubuesit i shpërndanë paqësisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *