Subscribe

Kryeministri Rama ka udhehequr personalisht ne parlament betejen per mbrojtjen e paketes se ndryshimeve ligjore te njohur me emrin si paketa anti shpifje.

 

Ky ligj do te miratohet sot si nje e drejte qe gjithkush te mbrohet nga llumi i shpifjes.

 

Se pari shefi i qeverise ka zgjedhur te skicoje kontrastin mes ligjit shqiptar per mediat online dhe atij amerikan apo gjerman.

 

Eshte nje ligj qe krahasuar me ligjet e tjera eshte limonade, se ne Gjermani te marrin shpirtin nese guxon te shpifesh, eshte e tepert.

 

 

Por Rama nuk i eshte shmangur faktit se ky draft eshte me i kritikuari i muajve te fundit nga faktori nderkombetar.

 

Une kam folur me be dhe kie dhe u kam thene qe ju nuk e keni lexuar ligjin, u kam thene qe ju jeni keqinformuar nga organizat qe nuk ekzistojne se e ka nje organizate dhe Mero, organizata te rreme si profile fallco ne facebook.

 

 

Sipas kryeministrit Rama draftet ligjore te cilat kane pesuar ndryshime edhe gjate seances plenare, jane sipas standarteve nderkombetare.

 

 

Ligji eshte dakortesuar 100% me Osbe, dhe ligji eshte i përputhur 100%.

 

 

Shefi i qeverise ka replikuar edhe me gazetaret apo pedagoget qe protestonin para parlamentit.

 

Mark Mark Marku qe dje ne portalet e lirise qe nuk le fjale te ndyre pa i thene nje deputeti, ky eshte profesori i letrave qe duhet markuar me pulle te kuqe kur merr persiper te flase per lirine.

 

Kryeministri ka listuar rastet qe sipas tij media duhet te mbaje pergjegjesi, nga lajmet fake news per termetin, tek sulmet ndaj politikaneve apo biznesit.

 

 

Kjo eshte xhungel qe merr para lart e poshte e nuk paguan asgje, asnjë detyrim, qe prodhon urrejtje, deshperim, ky ligj nuk e cenon asnjë fije te drejten e shprehjes, lirine e opinioneve, por ai garanton mbrojtjen e dinjitetit kur te ulin e te ngrene sipas qejfit.

 

Ne emer te opozites Rudina Hajdari ka kerkuar kryeministrit Rama te terheqe ndryshimet ligjore, por fjalimi i saj nuk e ka ndryshuar qendrimin e mazhorances.

 

I vetmi socialist qe kerkoi shtyrjen e paketes anti shpifje ishte Ditmir Bushati i cili gjate mbledhjes me dyer te mbyllura te grupit parlamentar socialist vuri ne dukje kritikat e faktorit nderkombetar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *