E hënë, 9 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama batuta për gratë në Kongresin e PS-së

Kongresi zgjedhor i Partisë Socialiste nisi me vëmendjen te gruaja dhe rritjen e saj në drejtim dhe vendimarrje. Delegatet gra u mblodhën në Pallatin e Kongreseve, ku morën premtimin e kryetarit, Edi Rama, se përfaqësimi i tyre do të rritet në çdo organizatë socialiste.

 

 

Në tre pikat që kryesocialistit renditi si të domosdoshme për të ta institucionalizuar rolin e gruas fillimisht brenda Partisë Socialiste dhe më tej, ishte edhe mënyra se si ato i drejtohen.

Reklamë

 

 

Për të folur për arritjet e qeverisë në sektorët e drejtuar nga gratë, ishte edhe Linda Rama, në pozicionin e bashkëshortes ose të zërit të opozitës siç e përkufizoi vetë Edi Rama. Kërkesave të saj për më shumë vëmendje ndaj fëmijëve pasi ata janë mishërimi i përkatësisë evropiane, kryeministri iu përgjigj duke thumbuar kundërshtarin e tij, Lulzim Bashën.

 

 

Të shtunën, Kongresi Zgjedhor i PS-së zhvillon ditën e tij më të rëndësishme. Bëhet publike agjenda politike deri në qershorin e 2021, votohen ndryshimet në statut dhe zgjidhen anëtarët e Asamblesë së re të Partisë Socialiste.

Vazhdo të lexosh

Reklamë