Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
09 August 2026
Vizion fokus

Skandal në Greqi, 15-vjeçari shqiptar denoncon 17-vjeçarin bashkëkombas për...

Nuk arritën në kohë për fluturimin, dy gratë futen...

Makth për vajzat e mitura në Ceuta, raportohen të...

Tmerri i flakëve në Krujë, Rama publikon reagimet e...

Thashethemet për dasmën e Cristiano Ronaldos, mijëra fansa “pushtojnë”...

Tajfuni “Dolphin” godet Kinën, evakuohen mbi 400 mijë persona,...

Aksident tragjik në Peru, 13 viktima pas përplasjes së...

Edhe Greqia në luftë me flakët, zona me e...

Themelohet “NATO” e Lindjes së Mesme, Turqi-Pakistan-Arabia Saudite, marrëveshje...

Shumë turistë, por shpenzojnë pak, ekspertët: Shqipëria renditet ende...

Rama batuta me shefen e diplomacisë së BE-së: Më në fund e mbajte fjalën! Kaja Kallas mbështetëse e Shqipërisë në rrugën drejt integrimit

8 Prill 10:33

Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurisë së Bashkimit Europian, Kaja Kallas ditën e sotme ka vizituar Shqipërinë.

Ajo u prit në ambientet e kryeministrisë nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani dhe shefi i qeverisë Edi Rama.

Pas firmosjes së marrëveshjes për financimin e hekurudhës Durrës – Rrogozhinë, pjesë e Korridori VIII mes ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe drejtorit të Bankës Evropiane për Investime, Lionel Rapaille, Rama dhe Kallas mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp.

Rama e nisi fjalën e tij me batuta.

“Më në fund e mbajte fjalën që ma kishe dhënë përpara si përfaqësuese e vendit tënd, por erdhe si përfaqësuese e të gjitha vendeve”, tha ai duke iu drejtuar shefes së diplomacisë së BE-së.

Rama zbardhi edhe pjesë nga diskutimi që pati gjatë takimit me zonjës Kallas. Ai tha se diskutuan për rrugën e Shqipërisë drejt integrimit si dhe për rajonin.

Rama: Kemi folur për sfidën e madhe të procesit drejt anëtarësimit të BE-së, për kalendarin e dakordësuar me komisionin për mbylljen e negociatave brenda viti 2027. Kemi folur dhe për rajonin dhe problematikat në rajon, në një moment kur e kemi të domosdoshëm unitetin dhe stabilitetin e gjithë rajonit. Të gjitha vendet kanë synim të shpallin strategjitë për anëtarësim në BE. Ky destinacion është një pikë referimi për të kuptuar edhe politikën e ditës dhe hapat që të gjithë së bashku duhet të kemi në të përditshmen tonë që i gjithë ky rajon të bëhet pjesë e familjes evropiane.

Rama tha se diskutime janë zhvilluar edhe për fushën e sigurisë e cila është një temë qëndrore edhe në politikën e BE-së.

Rama: Dua të theksoj që partneriteti për siguri dhe mbrojtje është një hap që pasohet nga të tjerë hapa dhe dialogu për këtë partneritet do të jetë i vazhdueshëm. Pjesë e këtij partneriteti Shqipëria do të jetë edhe si anëtare e BE-së. Kaja është një mbështetëse e palëkundur e procesit të anëtarësimit, mbështetëse e unifikimit të gjithë Evropës nën umbrellën e BE dhe mbështetëse  palëkundur deri tani e Shqipërisë. Është një vlerë e çmuar për ne dhe ne e çmojmë shumë./vizionplus.tv 

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
BE Edi Rama kaja kallas

Nga e njëjta kategori

Skandal në Greqi, 15-vjeçari shqiptar denoncon 17-vjeçarin bashkëkombas për abuzim s*ksual prej tre vitesh

më shumë...

Zjarret në vend, 8 vatra aktive! Ministria e Mbrojtjes: Kërkohet urgjentisht angazhimi i 50 forcave ushtarake në lagjen e Krujës

më shumë...

Kruja nuk gjen qetësi nga flakët, riaktivizohet një tjetër vatër zjarri

më shumë...

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia shpëton 5 turistë suedezë në Ksamil

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

9:37

Skandal në Greqi, 15-vjeçari shqiptar denoncon 17-vjeçarin...

9:20

Aktorja përballet me momentin e sikletshëm në...

9:10

Zjarret në vend, 8 vatra aktive! Ministria...

8:58

Kruja nuk gjen qetësi nga flakët, riaktivizohet...

8:35

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia shpëton...

8:14

Nuk arritën në kohë për fluturimin, dy...

7:38

Vatra në Mallakastër, ende aktive, vijon lufta...

6:53

I dënuar me burg përjetë, Ardian Çapja...

6:33

Makth për vajzat e mitura në Ceuta,...

6:00

Tmerri i flakëve në Krujë, Rama publikon...

5:35

Thashethemet për dasmën e Cristiano Ronaldos, mijëra...

4:45

Tajfuni “Dolphin” godet Kinën, evakuohen mbi 400...

4:40

Aksident tragjik në Peru, 13 viktima pas...

3:36

A flini me kondicionerin ndezur? Studimet tregojnë...

3:17

Edhe Greqia në luftë me flakët, zona...

3:15

Themelohet “NATO” e Lindjes së Mesme, Turqi-Pakistan-Arabia...

3:11

Programe të reja te “Gjuhët e huaja”,...

1:55

Lamallari e Hita inspektim në Krujë, nuk...

1:19

“Nuk e njohim Kosovën”, Prishtina heq flamurin...

1:13

Ekspertët kundër “Territoriales”: Me shkrirjen e bashkive...

Më të klikuarat

  • Viktima Johan Zuko dhe autori Kristjan Sterjo Sterjo mori kallashin dhe ndoqi Zukon e shokët e tij për t’i...
  • Nga shokë fëmijërie në “rivalë”, si nisi përplasja mes të ri...
  • Prej dy vitesh në kërkim nga SPAK, arrestohet në Palasë i sh...
  • Tragjedi në Ksamil, babai përplas aksidentalisht vajzën 4-vj...
  • A flini me kondicionerin ndezur? Studimet tregojnë se temper...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.