Ndalesa e radhës e kryeministrit Edi Rama për fushatë elektorale ishte Dibra.
Para dibranëve, kreu i qeverisë deklaroi se Shqipëria mund të bëjë përpara vetëm me Partinë Socialiste.
Ai tha se socialistëve u duhet dhënë socialistëve sepse rivalët e tjerë politikë premtojnë çudira.
“Nuk ka asnjë mrekulli që të ngjit drejt majës përveç guximit, vendosmërisë dhe bindjes se për të shkuar drejt majës duhet kohë, të mos dorëzohesh, duhet karakter. Kur këmbët të thonë “Ndalo se u lodha”, kur zemra të thotë “Ndalo se po plas”. Ne kemi bërë shumë punë deri këtu. Nuk patëm vetëm pandeminë, por na ra edhe fatkeqësia e tërmetit. Kur ne arritëm t’ja dalim edhe kundër tërmetit, edhe kundër armikut të padukshëm, që edhe duke qenë një vend i pafuqishëm, të jemi sot në pjesën më të lartë të klasifikimit për vaksinimin masiv, mund t’ja dalim ta bëjmë Shqipërinë të ardhmen tonë, të transformojmë më tutje jetën tonë. Duke mos rënë pre e atyre politikanëve që flasin e flasin e premtojnë çudira, më jep një, të të jap dy. Nuk kanë asgjë për të dhënë, përveç Noc Rrokut.”





