Kryeministri Rama I bëri apel qytetareve që të kursejnë gjatë kohës që qëndrojnë në shtëpi si pasojë e masave parandaluese për përhapjen e koronavirusit.

Megjithatë kreu I qeverisë premtoi se do të ketë një plan të detajuar financiar për këtë situatë dhe për më teper për të mbuluar pagat e sektorit privat që nuk mund të punojnë për shkak të aktit normative që ka nxjerr këshilli I ministrave.

 

Të gjithë do të ulim shpenzimet e zakonshme dhe do të ndryshojmë planin e ekonomisë sonë familjare përkohësisht. Nuk mund të rrimë këtë javë në shtëpi si në pushime të detyruara, që meqë nuk na lënë të dalim hamë dhe pimë si zakonisht ndërkohë që shumëkujt duhet ti gjendemni dhe të sigurohemi që të mos mbetet pa ngrënë asgjë nëse nuk shkon të punojë për shumë ditë.Kjo nuk do të thotë se ata që kanë për të marrë një rrogë në fund të marsit në ato hallka të ekonomisë që janë këputur përkohësisht ne do ti lëmë në dorë të pronarëve të sipërmarrjes private. Shumë shpejt, brenda kësaj jave do të kemi gati planin e garancisë financiare për pagat e të gjithë atyre ndër ju që ju përgjigjët thirrjes për luftë duke lënë punën për tu futut në llogoren e shtëpisë suaj.

 

Pasi arsyetoi edhe një herë tjetër masat drastike për penalitetet mbi këmbësoret që lëvizin pas orës 18:00 në të gjithë vendin, Rama ripohoi se lufta me këtë virus të panjohur nuk dihet sesa do të zgjase.

Megjithatë përkundrë gjithckajem, Rama shtoi se kjo situatë nuk do të ndikojë aspak tek procesi I rindertimit nga tërmeti I 26 nentorit.

 

 

Korona pa korona ne do të nisim ndërtimin e shtëpive, spitaleve, shkollave sapo korona të shporret nga shtëpia jonë e përbashkët.Kisha një bisedë me presidenten e KE-së. Biseda u shty për në 19:30 me kërkesën e Presidentes, por njëra nga aryset pse do të bisedoj është ti kërkoj që përtej kësaj situate, fondet që BE premtoi nuk do të ndryshojnë destinacion, pasi planin për rindërtimin nuk shtyhet dhe nuk ndryshon. Sot kemi nxjerrë tenderin ndërkombëtar për ndërtimin e shkollat, 59 të reja, 8 konvikte dhe 4 në QS dhe 8.7 mld për shtëpië dh ebëjnë 160 mln dollarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *