Subscribe

Investimet në turizëm tashmë do të jenë me shërbime komplekse ku ndërthuren njësitë akomoduese dhe vila indiduale. Kreu i qeverisë gjatë forumit për investimet në turizëm e vuri theksin tek projektet që sipas tij prezantohen si fshatra turistikë dhe më pas mbetën në letër.

 

Historia hapim themele i shesim që në themel marrim lekët dhe pastaj hoteli mbetet në letër, apo ngremë kantierin dhe ikim e lëmë pas mëhallë njerëzish që e përdorin atë 15 ditë në vit duhet të marrë fund. As mos merrni mundimin që vini me albume fshatrash turistikë bazuar në shitjet e metrave. Duam projekte që i përgjigjen ambicies tonë për një turizëm të qëndrueshëm.

 

Por që investimi të realizohet, kryeministri tha se kushti është që të ndërtohet fillimisht hoteli dhe më pas vilat individuale, ndërsa leja do të zbardhet në faza.

 

Duke u ndalur tek sezoni turistik që lame Kryeministri Edi Rama tha se u regjistruan numri me i madh i turistëve por u rriten edhe shifrat e punësimit.

 

“Është një fazë e ndërmjetme delikate me sfida reale dhe komplekse de patjetër edhe me kërcënime serioze që duhen marrë shumë seriozisht në konsideratë. Këtë vit Shqipëria përjetoi sezonin më të mirë turistik dhe jo thjesht në çështje numrash për sa i përket 6 mln turistëve dhe mbi 2 mln euro të ardhurave nga turizmi si dhe rritjen më të lartë të punësimit në këtë sektor por për sa i përket intensifikimit të interesit të aktorëve të mëdhenj në këtë fushë dhe afrimit të markave të njohura globale të turizmit që deri dje as nuk mund të imagjinohej që mund të ishin mes nesh. Sot firmosen disa marrëveshje të një rëndësie shumë të madhe strategjike për imazhin e Shqipërisë turistike, përtej asaj që do sjellin në ekonominë e turizmit marka të kësaj rëndësie dhe këtij niveli ndërkombëtar, janë hotele që ne do të kishim dëshiruar t’i kishim në Shqipëri kohë më parë. I kemi parë gjithmonë në vendet fqinje dhe e kishim ëndërruar këtë ditë”.

 

Rama ftoi sipërmarrësit e huaj të vijnë në Shqipëri për te investuar turizmit, pasi Shqipëria ka potenciale te mëdha ne këtë sektor, ndërsa investitori përjashtohet nga një sërë taksash.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *