E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 02:10 Në vijim ora 02:10: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Rama apel banorëve të Unazës së Re: Reflektoni ashtu si Ukë Çelkolaj/Video

Kryeministri Edi Rama u ka bërë sërish apel banorëve të Unazës së Re që të reflektojnë për të zgjidhur ngërçin e krijuar.

 

Në një postim në “Facebook”, Rama teksa ka përshëndetur ndjekësit e tij për një ditë të mbarë, ka publikuar pajmet e prishjes së një banese në zonën e Unazës së Re.

 

Reklamë

Rama shprehet se qytetari Ukë Çelkolaj zgjodhi të reflektonte duke dhënë një shembull kuptimplotë për të gjithë bashkëqytetarët e komunitetit të Unazës së Re.

 

“MIRËMËNGJES dhe me këtë reflektim qytetar të Ukë Çelkolajt, i cili zgjodhi të kontribuojë për zgjidhjen e ngërçit të sajuar artificialisht tek Unaza e Re, duke dhënë një shembull kuptimplotë për të gjithë bashkëqytetarët e atij komuniteti, ju uroj një ditë të qetë”

Më shumë video

Reklamë