Kryeministri Edi Rama pasditen e kësaj të marte është ndalur në Tropojë  në vazhdim të fushatës së tij elektorale, për zgjedhjet e 30 qershorit.

 

Në fjalën e tij para mbështetësve të PS-së shefi i qeverisë shigjetoi edhe njëherë presidentin Ilir Meta.

 

Rama ka komentuar konferencën e Ilir Metës, ku theksoi se ai sot është kthyer si Haxhi Qamili dhe se gjuan me molotov ndaj institucioneve të shtetit. Kreu i qeverisë u shpreh se Haxhi Qamili mendoi se do të bënte ndonjë gjë të madhe se kishte ca krahina me vete e nuk mendonte se pas do i vinte fuqia e Francës.

 

“Ilir Meta ka marrë përsipër pjesën e dhunës institucionale. Ka marrë përsipër molotovët institucionalë. Ka marrë përsipër t’i gjuajë me molotov Amerikës, Europës, domethënë sa të kem Lulin dhe Monikën nuk pyes për SHBA dhe Italinë. Haxhi Qamili kur mori kot atëherë i çuan fjalë ata i thanë sikur po e tepron se po preken interesat e Francës. Tha sa të kem Shijakun dhe Kavajën nu pyet Amerikë. Është ky vend që nxjerr Haxhi Qamilë. Dua tju them vetëm disa fjalë në fund që ju i shihni se ka një hall shumë të madh që bërtasin shumë. Kur bërtet saliu edhe dëgjohet por kur bertët Luli vallaj duhet me i thënë mos ke nevoj të shkosh në… E vërteta është se bërtasin nga frika, kanë një frikë shumë të madhe se mos hapen negociatat me BE sepse fillon një kapitull i ri i marrëdhënieve me BE. Nuk është më koha që BE na kërkon se çfraë ligjesh të bëjmë por është koha kur Shqipëria është futë në familje adhe ato kërkojnë që të provohet se drejtësia është në funksion, nuk ka njerëz që i fshihen drejtësisë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *