Kryeministri Edi Rama i pranishëm në aktivitetin infrastruktura, arritjet dhe sfidat për Shqipërinë 2030, ka bërë një rezyme se çfarë ka bërë qeveria e tij në 12 vite qeverisje sa i përket infrastrukturës.
Rama tha se në mandatin e parë qeverisë së drejtuar prej tij ju desh të shlyente borxhet që qeveria paraardhëse ju kishte kompanive të cilat shkonin në 700 milionë euro, pa llogaritur 1.5 miliardë euro që ju kishte lënë për të paguar ndaj operatorit të shpërndarjes së energjisë elektrike.
Rama tha se shqiptarët arritën 12 vite më parë që të ndalonin përsëritjen e rënies në humnerë, e ngjashme me piramidat e vitit të mbrapshtë 1997-të.
“Dua t’i kthehem gjithë prezantimit për ta parë nga një kënd tjetër që më duket i rëndësishëm. Dua të them që e gjithë kjo infrastrukturë nuk ka nevojë për shumë detaje, mjafton pamja e rrugëve. E gjithë kjo infrasdtrukturë që kemi projektuar dhe ndërtuar, është një infrastrukturë e standardeve europiane që nuk ekzistonte. Në pamje të parë 12 vite duken shumë për gjërat që njerëzit presin edhe për gjërat që duhen bërë, por kini parasysh që norma mesatare ose minimale e ndërtimit të infratrukturës në Europë dhe nuk flas për vende të vogla por ëpr Gjermani, Francë e fuqi të mëdha të Europës në ndërtimin e infrastrukturës është 7-9 vite. Ka projekte që janë bërë të njohura se kanë marrë edhe 25-30 vite. Por dihet botërisht që nga marrja e vendimit ëpr të dnërtuar një infrastrukturë te përtgatitja e të gjithë fazave deri te projekti, nëse shkon gjithçka më së miri e në ato vende shkon mirë se nuk kanë probleme me buxhetin shkon 4 vite, e më aps realizimi në praktikë në totalin e vet është 9 vite. Kini parasysh që ne i kemi patur rrugë, por asnjë rrugë, as të projektuar me standardet e BE dhe as të financuar, duke si absurde, por duket se të gjitha rrugët kanë qenë inagurime dhe tendera të paffinancuar. Pra nëse një aks po themi kushton 30 milion euro është hedhur në tender dhe i është dhënë dikujt dhe vënë në dispozicion 1 milionë euro, të tjerat kismet. Kjo ka qenë arsyeja pse në mandatin e parë nuk patëm mundësi veçse të paguanim borxhe pasi kompanive ju tha ecni se ua kemi, dhe kompanitë ecën por pastaj ndaluan se nuk kishin më para. Shifra totale e borxhit ndaj kompanive kur ne morëm detyrën ka qenë 700 milionë, pa llogaritur borxhin e kompanisë e shpërndarjes së energjisë që ishte 1.5 miliardë euro. Ishte një gropë ku populli dhe fati e shpëtoi këtë vend nga një humnerë si ajo e primaidave. Përveç pagimit të borxheve ne investuam sa mundëm në projektime si fillim”, tha Rama.
Ndërkohë Rama tha se të gjitha rrugët që janë ndërtuar sot janë sipas standardeve europiane, në mënyrë që të mos përsëriteshin gabimet e së shkuarës.
“Çështja e dytë në ato rrugë, ku e vetmja rrugë ekzistuese është rruga Tiranë-Elbasan, e cila ka kushtuar tre fishin e tenderit, sepse ishte një rrugë absurde pa projekt gjeologjik, filluan rrëshqitjet dhe një hsitori e tmerrshme me kompaninë që e kishte marrë, dhe në mënyrë të vazhsdueshme u shtua kosto e asaj maskarade. Ndërkohë që në rrugën e Arbrit ne morëm vendimin të shkonim me PPP. Sikur ne rrugën e Arbrit ta kishim bërë me tender, ne sot nuk do dilnim më nga rruga e Arbrit për shkak të tunelit të Murrizit, që shfaqi një papërshkrueshmëri të lartë”, theksoi Rama.





