Kreu i qeverisë njëherësh kreu i PS, Edi Rama në takimin me gratë dibrane ftoi gjithë shqiptarët që në 11 maj të votojnë Partinë Socialiste.
Ai tha se 11 maji nuk është ditë zgjedhjesh e zakonshme, por është ditë takimi me historinë.
Sipas Ramës, në 12 maj Europa duhet të shoh se si shqiptarët në shumicë u bashkuan pavarësisht bindjeve politike, për t’i thënë po integrimit në BE.
“11 maji nuk është një ditë zgjedhjesh si të tjerat. Përgjithësisht në zgjedhjet e tjera populli shkon e zgjedh se kush do ta qeverisë katër vitet e ardhshme, por ndonjëherë ndodh që shkohet në zgjedhje për takim me historinë. Ne kemi patur një takim me historinë në 91-n, dhe shqiptarët votuan në shumicë PD-në në mars, dhe në zgjedhjet e tjera e kundërvotuan masivisht. Në 22 mars ishte koha e duhur, për të bërë zgjedhjen e duhur për të mbyllur një kapitull i cili i përkiste të shkaurës e duke hapur një kapitull të ri, prandaj e votuan PD-në. Në 11 maj është shumë e ngjashme. Nuk është çështja thjeshtë të kemi një qeveri. Ne qeverinë do ta kemi. 74-ër i kemi, po i kemi dhe në Dibër kemi dy, nji të marrim më shumë në Dibër u bëmë 75-së. Çështja është më e madhe se kaq, është e një shumice që duhet të bëhet bashkë për t’i dhënë një shtysë të fortë negociatave në BE. Një shumicë për tu bërë bashkë për t’i dhënë mundësi forcës që qeveris që të zbatojë të gjitha detyrat brenda dy viteve. Brenda 2027-ës duhet të mbyllim negociatat, pa patur nëpër këmbë pengesa të kota. Në 12 majt Brukseli dhe vendet e BE të shohin se në Shqipëri një popull i bashkua përkundër interesave politike, kjo është e rëndësishme”, tha Rama.





