Policia italiane ka vënë në pranga një 46-vjeçar shqiptar, pasi akuzohet për posedim dhe shitje të lëndëve narkotike.

 

Arrestimi i shqiptarit identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur është bërë, pasi plagosi një efektiv të policisë, i cili i kishte bërë thirrje 46-vjeçarit  që të ndalonte.

 

Ndërkohë pas kontrollit të tij në banesë i është gjetur dhe sekuestruar një rafineri artizanale kokaine. Në vilën e tij në Pescara , shqiptari kishte edhe një sistem të jashtëligjshëm kamerash sigure, nga filmimet e të cilave dukeshin makina të shumta që dyshohet se mund të jenë “klientë” të tij.

 

Gjithashtu shqiptarit të arrestuar i janë gjetur dhe 400 gram kokainë, një blender, lëndë prerëse, mjete dhe kontenierë për paketim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *