E diel, 15 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: E-Zone Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Radhët në ambasadën shqiptare në Athinë/ Ministria njoftim me rëndësi për qytetarët

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se shërbimet e ambasadës shqiptare në Athinë, ofrohen pa ndërprerje nga ora 08:00 deri në orën 20:00.

Ministria dhe Ambasada shqiptare në Athinë i bëjnë apel qytetarëve që të respektohen oraret e përcaktuara, në mënyrë që të evitohet mbivendosja e tyre dhe radhët e krijuara.

“Gjithkush duhet të respektojë rigorozisht orarin e lënë me konsullin për asistencën e kërkuar, për të garantuar shpejtësi, cilësi dhe siguri në marrjen e shërbimit, për veten dhe të tjerët” – njofton MEPJ me anë të një reagimi në facebook.

Vazhdo të lexosh

Reklamë