E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 02:10 Në vijim ora 02:10: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Radhë të gjata në Qafë Thanë, fluks i lartë udhëtarësh në kufi

Radhë të gjata janë shënuar gjatë ditës së sotme në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës, si pasojë e fluksit të lartë të qytetarëve që po dalin nga Shqipëria drejt Maqedonisë së Veriut.

Burime zyrtare bëjnë me dije se trafik i ngarkuar ka edhe në anën tjetër të kufirit, nga pala maqedonase, çka ka ndikuar në ngadalësimin e qarkullimit.

Për të përballuar situatën dhe për të shmangur pritjet e gjata, policitë kufitare të të dy vendeve po punojnë me procedurë të përshpejtuar dhe me personel të shtuar në sportele.

Autoritetet u bëjnë apel udhëtarëve për durim dhe mirëkuptim, si dhe për të ndjekur udhëzimet në kohë reale për pikat kufitare alternative.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë