E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Radhë për pasaporta në Vlorë, qytetarë ankohen por ALEAT s’kthen përgjigje

Për të aplikuar për kartën e re të identitetit në qytetin e Vlorës, qytetarët qëndrojnë në radhë për orë të tëra, por shpesh u duhet te presin edhe me dite.

 

Edhe pse numri i sporteleve është i madh qytetaret ankohen se vetëm ne gjysmën e tyre punohet.

 

Reklamë

Specialistet në sportelet e Aleat nuk japin asnjë sqarim se perse krijohen radhët e gjata por jashtë kamerave ata thonë se nuk u lejohet te japin asnjë informacion.

 

Më të penalizuar janë shqiptarët që punojnë dhe jetojnë jashtë vendit, të cilët duhet te kthehen ne vendet e tyre te punës.

 

Por edhe banoreve te tjerë te Vlorës u duhet të humbasin ditën e punës në pritje te aplikuar për dokumentet e reja te identifikimit.

 

Më shumë video

Reklamë