Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
10 March 2026
Vizion fokus

“Kam fjetur 20 ditë në rrugë…”, Saimir Korreshi “i...

U plagos nga bashkëkombasi i tij, turku s’bashkëpunon me...

Trump: Lufta e Iranit nuk përfundon këtë javë

Tensionet e larta në Lindjen e Mesme, biznesmeni grek...

Komisionarja Kos shtyn vizitën në Kosovë, zbulohet arsyeja

Tentuan të vrisnin një person për hakmarrje 6 vite...

Abuzoi seksualisht me mbesën 6-vjeçare, arrestohet 35-vjeçari në Selanik

Irani 240 orë pa internet, një nga ndërprerjet më...

Pamjet tronditëse nga Belgjika, mbrojti vajzën që po ngacmohej,...

Reklamonin pistoletat në rrjete sociale, dy trafikantët e arrestuar...

Racizmi rumun, Kosova lë ndeshjen! Skandal në Bukuresht, Rrahmani nxjerr “dardanët” nga fusha pas thirrjeve së tifozëve

16 Nëntor 13:16

E pabesueshme ajo që ka ndodhur në Bukuresht në duelin e ligës së kombeve mes Rumanisë dhe Kosovës.

E konsideruar ndeshje me risk të lartë për shkak të incidentëve të tifozëve edhe vitin e kaluar në të njëjtin stadium, dueli këtë herë është mbyllur në një mënyrë krejtësisht të pazakontë.

Thirrjet raciste fyese dhe provokuese të tifozëve vendas në minutën e 93 kur rezultati ishte 0 me 0 kanë bërë që kapiteni Amir Rrahmani dhe i gjithë delegacioni i Kosovës të braktisin fushën dhe të futen në dhomat e zhveshjes duke mos pranuar më që të zbresin në fushë.

Kosova së cilës i duhej fitorja për të kapur Rumaninë në krye të grupit, zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer në Bukuresht, duke humbur një sërë rastesh të pastra për shënim me autorë Jasharin, Muriqin, Zhegrove, Vojvoden apo Rrahmanin, raste të cilat e kthyen në hero portierin vendas Nica.

Mirëpo teksa po luheshin minutat shtesë një përplasje fillimisht mes kapitenit Amir Rrahmani dhe futbollistit rumun Alibek ndryshoi gjithçka.

Tifozët rumun, sidomos zona e ultrasve nisi të thërrasë në kor Kosova është Serbi…gjë e cila në fakt kishte ndodhur edhe më herët gjatë ndeshjes në disa raste.

Kapiteni Rrahmani protestoi te gjyqtari Danez Morten Krog duke kërkuar marrjen e masave, mirëpo koret fyese dhe raciste vijuan, çka bëri pas 3-4 minutash në situatë të tillë Rrahmani të merrte vendimin drastik për të lënë fushën.

Koret nuk u ndalën edhe kur Kosova ishte në dhomat e zhveshjes dhe sipas shpjegoi delegacioni dardan kjo i vuri vulën qëndrimit të tyre për të mos u kthyer më në fushë megjithë negociatat dhe përpjekjet e gjyqtarëve dhe komunikimeve të UEFA-s në telefon.

Për rrjedhojë pas 1 orë pritje, gjyqtari thërriti në fushë kombëtaren rumune dhe vërshëlleu fundin e sfidës në mungesë të ekipit tjetër.

Amir Rrahmani në konferencën për shtyp e shpjegoi në këtë mënyrë vendimin drastik për të mos u kthyer më në fushë:

“I thash për herë të parë gjyqtarit që t’i dëgjojë. Ai s’bëri asgjë. Herën e dytë s’deshi të dëgjojë. Pas herës së tretë i thash që do të dalim, sepse kjo është shumë e gabuar. Tifozët kur ishim në dhomat e zhveshjes nisën edhe më shumë pas kësaj me thirrjet ‘Kosova është Serbi’ dhe fyerje të tjera të rënda që më vjen turp ti them. Prandaj vendosëm të mos dalim më siç ndodhi vitin e shkuar. Ne përfaqësojmë njerëzit që kanë pasur një të kaluar të vështirë, ka pasur masakra. Kjo është e tepërt. Ndaluni.  Të gjithë duhet ta dinë se Kosova është Kosovë ose Kosova është Shqipëri. Kaq”, tha Rrahmani.

Sjellja skandaloze e tifozëve rumun është e përsëritur pasi në shtator të vitit 2023 ndeshja ishte ndërprerë për 40-50 minutave për të rifilluar më pas.

Mirëpo ndonëse ky precedent e bënte takimin me rrezik të lartë, Rumania si vend organizator kishte marrë pak masa për t’i paraprirë kësaj situate.

Pavarësisht kësaj, Kosova rrezikon humbjen në tavolinë për braktisje të fushës, ndërsa Rumania dënim me stadium pa tifozë dhe gjobë të majme./vizionplus.tv

Posted Under:
Sport
Tagged:
kosove Ndeshja Rumani

Nga e njëjta kategori

Silvinjo me dhimbje koke/ Jo vetëm Broja, edhe Daku rrezikon me Poloninë

më shumë...

Mehmeti sërish protagonist në Angli, tifozët e duartrokasin

më shumë...

Asllani mahnit stadiumin, gol dhe asist me thembër! Vijon ëndrra Champions

më shumë...

Muçi i “mbyll derën” rithmimit te Beshiktash: Është kënaqësi të luash për Trabzonspor

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

12:53

“Kam fjetur 20 ditë në rrugë…”, Saimir...

12:34

U plagos nga bashkëkombasi i tij, turku...

12:22

Ushtronin prostitucion në një banesë të marrë...

11:59

Trump: Lufta e Iranit nuk përfundon këtë...

11:54

Tensionet e larta në Lindjen e Mesme,...

11:46

Komisionarja Kos shtyn vizitën në Kosovë, zbulohet...

11:38

Rihanna largohet nga Los Angeles pas të...

11:29

Tentuan të vrisnin një person për hakmarrje...

11:25

Vlora përgatitet për sezonin, Bedinaj: Kërkesat më...

11:22

Abuzoi seksualisht me mbesën 6-vjeçare, arrestohet 35-vjeçari...

11:11

Irani 240 orë pa internet, një nga...

11:00

Pamjet tronditëse nga Belgjika, mbrojti vajzën që...

10:52

Reklamonin pistoletat në rrjete sociale, dy trafikantët...

10:46

“Gërdeci”, GJKKO rrëzon kërkesën e Fatmir Mediut...

10:42

Kremlini zbardh bisedën, çfarë u diskutua mes...

10:37

“Hapa provokues”, Erdogan paralajmëron Iranin: Shkeljet e...

10:35

Fakulteti në Mitrovicë të Veriut në prag...

10:04

Përplasi me makinë 42-vjeçarin me biçikletë dhe...

9:50

Netanyahu: Izraeli po ia thyen kockat regjimit...

9:40

Qëlloi me armë në ajër për të...

Më të klikuarat

  • “Javë e fuqishme për lekun për këto shenja”, parashiki...
  • Pamjet tronditëse nga Belgjika, mbrojti vajzën që po ngacmoh...
  • Pastronte para, arrestohet 67-vjeçari në Berat, i sekuestroh...
  • Rritja e naftës kërcënon çmimet, Xhepa: Nëse lufta zgjat, mu...
  • Dronë iranianë drejt Jordanisë dhe Bahreinit, rrëzohen nga a...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.