E premte, 13 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Ra nga tarraca e hotelit të tij, humb jetën 60-vjeçari në Gjirokastër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një hotel, në kilometrin e dytë të aksit Gjirokastër–Tepelenë, ku një 60-vjeçar ka rënë nga tarraca e objektit dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

60-vjeçari, pronar i hotelit është dërguar në gjendje kritike në spital, por nuk ka arritur dot t’i mbijetojë plagëve të marra.

Policia:

Rreth orës 10:45, në lagjen “Virua”, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga tarraca e hotelit në pronësi të tij, shtetasi K. S., 60 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital.

Reklamë

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë