E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Ra në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën 31-vjeçari në vendin e punës

E rëndë në Dibër, 31 vjeçari bie në kontakt me rrymën dhe humb jetën

Një 31 vjeçar nga fshati Kastriot i Dibrës humbi jetën tragjikisht këtë të hënë teksa ishte duke punuar.
Policia njoftoi se 31 vjeçari A.S ka qenë duke punuar në një linjë internet ku ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Sipas policia i riu ka qenë duke shtrirë kabujt e internetit, por gabimisht ka rënë në kontakt me telat rrymë-përcjellës dhe ka humbur jetën.

Ndonëse ai është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal Dibër, bumrime pranë këtij spitali bënë të ditur se ka mbërritur aty pa shenja jetë.

31 vjeçari A.S është baba i dy fëmijëve dhe prej kohësh ai punonte në një kompani lokale që ofron shërbimin e internetit.

Reklamë

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur rrethanat e vërteta të ngjarjes së rëndë.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë