Kherson është qyteti i parë i madh që pushtohet nga Moska që kur Vladimir Putin filloi një pushtim në Ukrainë një javë më parë.

 

Një banor i këtij qyteti u shpreh se ka hapur një qendër vullnetare për të ndihmuar njerëzit me ushqim, ujë dhe ilaçe, ndërsa qyteti bie nën kontrollin rus.

 

Ai tha se furnizimet me ushqime janë të pamjaftueshme dhe ka shumë civilë të plagosur që duhet të nxirren jashtë qytetit për trajtim.

 

Ai thotë se rusët “nuk po e lejojnë Kryqin e Kuq të sjellë ilaçe dhe ambulanca për të ndihmuar njerëzit”.

 

“Unë mendoj se pas disa vitesh do të kemi një Ukrainë krejtësisht të ndryshme dhe do të jetë një Ukrainë plotësisht e lirë, jo nën Rusinë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *