E hënë, 16 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 15 minuta më parë
Politikë

Qytetari “rrëfehet” te Berisha: Kur ne laheshim me gjak në protesta, Bardhi fshihej pas fuçisë…

Një nga qytetarët që ishte i pranishëm në “Foltoren” e Berishës në Peshkopi, gjatë fjalës së tij, përmendi sekretarin e Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi, duke kujtuar një ngjarje që i ka ndodhur në periudhën e protestave të opozitës.

 

Ai i tha Berishës se ka qenë në çdo protestë të PD-së në Tiranë, teksa tregoi se kur hidhej gaz lotsjellës, Bardhi ikte dhe fshihej pas fuçisë, ndërsa të tjerët lëndoheshin.

 

“U fut në çadër, unë jam një nga demokratët më historikë, mund të më njohin në protestat që janë zhvilluar në Tiranë. Ne laheshim me gjak  gazlotsjellësi, Gazment Bardhi ikte pas fuçisë se më ndiqte mua. Sot thotë nuk të lëmë sot se bën pazare me Ramën, është në rregull. Po këta demokratë këtu janë përlotur, kanë vjellë nga gazi lotsjellës i Edi Ramës. Demokratë që janë nëpër gjyqe, nëpër biruca.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë