Subscribe

Thirrjet e ripërsëritura për të shmangur transportin publik duket se janë dëgjuar nga qytetarët.

Pas numrit ne rritje te personave pozitive me COVID- 19,  ne te gjitha linjat e transportit publik në Tiranë, numri i pasagjereve është përgjysmuar.

Mëngjesin e sotëm vetem disa prej linjave te autobusëve janë dezinfektuar.

Ndodhemi ne nje nga lokalet e Tiranës per te vrojtuar nese jane marre masat e kërkuara per largimin e tavolinave ne nje distance prej dy metrash qe u kërkua edhe dje nga kryeministri Edi Rama dhe nga vrojtimet qe kemi kryer duket se subjektet private nuk kane marre asnjë mase te tille.

Edhe numri i qytetareve në kafene është përgjysmuar, por edhe ata qe zgjedhin te kalojnë kohen e lire aty qëndrojnë pa maska mbrojtëse.

Të moshuarit qe kohën e lirë e kalojnë duke luajtur shah ose domino, koronavirusi nuk i tremb, ndërsa e vazhdojnë rutinën e tyre të pashqetësuar.

Por apeli per ndërgjegjësim te qytetareve ende vazhdon, pasi çdo grumbullim shton rrezikun e prekjes nga sëmundja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *