E diel, 15 Nëntor 2026 Diagnozë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Qytetarët “sfidojnë” COVID-19/ Mungon ndërgjegjësimi, radhë në markete dhe shëtitje

Ne diten e 12 te izolimit, situata vijon te jete problematike në disa qytete të vendit.

 

Pavarësisht motit të ftohtë dhe me reshje shiu, të shumtë kanë qenë qytetarët vlonjatë të cilët janë parë në rrugë mëngjesin e kësaj të marte. nje pjesë e tyre e kane shfrytëzuar orarin e lëvizjes për te shetitur ndërsa shumë të tejeret per te blere ushqime.

 

Reklamë

Grumbullime masive të qytetarëve pati dhe pranë filialeve të bankave, ndërsa nuk u respektua distanca e sigurisë pavarësisht rrezikut të përhapjes së virusit covid 19.

 

E njëjata situatë u regjistrua dhe në berat. Prej mëngjesit, qytetarët nxituan në markete, ndërsa nuk evituan radhët e gjata e grumbullimet pranë farmacive e filialeve te bankave.

 

Ndërkohë në ndryshim nga shumë qytete te tjera, në Fushë Krujë duket se jeta vijon normalisht dhe askush nuk po e merr seriozisht rrezikun nga koronavirusi.

 

 

Një tjetër panoramë ka qene ne Durrës. Përvec lëvizjevet e pakta në rrugë e qytetit, autoritete bashkiake po monitorojne dhe tregun agro-ushqimor duke mos lejuar hyrjen e personave pa maskë dhe pa doreza.

 

Po ashtu edhe në Fier, Elbasan, Durres, Korçë e Lezhe, lëvizjet kete te marte kanë qenë më të pakta.

 

 

 

QYTETARET “SFIDOJNE” COVID 19

 

MUNGON NDERGJEGJESIMI, RADHE NE MARKETE DHE SHETITJE

Më shumë video

Reklamë