Subscribe

 

76 persona mes tyre edhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha përfunduan në spital pas hapjes së fushatës elektorale pasditen e së shtunës. Reparti i okulistikës në spitalin francez njoftoi se të gjithë kanë qenë me simptoma të ngjashme kryesisht djegie në sy, skuqje lëkure, marrje fryme por edhe rrufë.

 

Autoritetet spitalore thanë se pasi u mjekuan shumica prej tyre u larguan pa probleme ndërsa vetëm tre persona po mbahen nën mbikëqyrje, por pa komplikacione apo rrezik.

 

Fill pas ngjarjes, sheshi përpara kryeministrisë u rrethua me shirit nga ekspertë kriminalistë të policisë. Për këtë u ngrit grupi hetimor në përbërje të të cilit ka dhe nga struktura të specializuara të forcave të armatosura, por edhe Garda.

 

Pas marrjes së dëshmive edhe në spitalin francez  hetuesit dorëzuan të gjitha ekzaminimet në institutin e mjekësisë ligjore për të përcaktuar shkakun e simptomave.

 

Për këtë edhe Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha anuloi nisjen e turit të takimeve në Lushnje dhe Divjakë. Ai u paraqit ne orët e vona te shtunës në spital dhe doli prej tij rreth orës 4 të mëngjesit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *