E hënë, 16 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Qytetarët në Berat kërkojnë që vrasësi i 8-vjeçarit të dënohet me varje, firmosin peticionin

Familjarët e 8-vjeçarit që u vra nga Klodian Çalamani kanë shkuar edhe në qytetin e Beratit për të mbeldhur firma për ndëshkimin e autorit me dënim maksimal.

 

Ata kanë ftuar qytetarë që të nënshkruajnë peticionin për dënimin me vdekje të vrasësit Çalamani.

 

Reklamë

Të prekur nga krimi makabër, disa banorë, kanë kërkuar kërkuar njëzëri që 38-vjeçari të varet.

 

“Varje, varje. Nuk na duhet Evropa, ai të varet, ta shohë krejt bota. Jemi dakord që të varet. Jemi prindër vetë. I lutem qeverisë të vendos një dënim më maksimal për këta njerëz, me djegie”, u shprehën para mediave disa prej qytetarëve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë