E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Qytetarët e Kukësit protestojnë: Edhe disa biznese po abuzojnë, shfrytëzojnë momentin

Qytetarë të Kukësit po protestojnë këtë të diel kundër rritjes së çmimeve dhe shtrenjtimit te jetesës.

 

Me pankarta në duar, banorët e Kukësit kërkojnë uljen e çmimeve duke kërkuar një qeverisje të përgjegjshme, pasi, sipas tyre, Kukësi është vjedhur sistematikisht 30 vjet nga çdo politikan.

 

Reklamë

Ata shprehen se politikanët tregojnë zero kujdes për qytetarët.

 

“Jo vetëm politikanët, por edhe disa biznese po abuzojnë, po shfrytëzojnë momentin ku në një vend të botës po bëhet luftë. Ne nuk na intereson shume lufta, ne jemi në luftë 30 vjet me politikën, me hajdutët që nuk kujdesen për popullin e tyre”, u shpreh njëri prej protestuesve.

Më shumë video

Reklamë