Këto pamje janë xhiruar pasdite në Tiranë, përkatësisht në fashën e orarit 16:00 deri në 18:00 ku qytetarët janë të lirë të qarkullojnë në rrugë për tu furnizuar në markete me ushqime apo për nevoja të tjera.

 

Ndërkohë që pas orës 10 të mëngjesit rrugët e Tiranës ishin të boshatisura, duke reskepktuar vetë-karantinimin, situata ka ndryshuar në orët e pasdites.

Duke shfrytëzuar orarin për lëvizjen e lirë, qytetarët janë dyndur në rrugët e Tiranës dhe në markete duke rritur kështu edhe rrezikun për përhapjen e koronavirusit. Në markete mbanin rradhë me dhjetra qytetarët.

 

Madje ata u shprehnin të shqetësuar nga rradhët se nuk do arrinin orarin e lejuar për qarkullimin e lirë.

 

Në këto kushte, duket se fashat orare të vendosura nga qeveria, përkatësisht 06:00 me 10:00 dhe pasdite nga ora 16:00 deri në 18:00,  po krijojne një dyndje pasi edhe qytetaret nuk arrijne te ndergjegjsohen. Kjo e rrit më shumë rrezikun për përhapjen e koronavirusit, pasi në orarët e shkurtuara njerëzit mundohet ti shfrytëzojnë duke krijuar fluks.

 

Megjithatë nuk kanë munguar as ato qytetarë që e kanë shfrytëzuar këto orare për xhiro.

 

Edhe gjatë orëve të mëngjesit ka ndodhur e njëjta situatë. Deri në orën 10 të paradites, rrugët e Tiranës ishin të mbushura, ndërkohë që nuk kanë munguar lëvizjes edhe pas kësaj ore.

 

Gjatë paradites janë regjistruar rradhë të gjata ne pikat postare, ndonëse shlyerja e pagesave për shërbime të ndryshme mund të bëhen online.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *