E premte, 9 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 8 minuta më parë
Vendi

Qytetarët bllokuan rrugën duke krijuar trafik të rënduar/ Hiqen barrierat në kryqëzimin e autostradës Lushnjë-Fier

Autoritetet kanë reaguar pas protestës së qytetarëve që kundërshtuan bllokimin e e Kryqëzimit në autostradën Lushnje-Fier.

Pas protestës së banorëve të zonës, të cilët bllokuan rrugën për 20 minuta, punonjësit kanë ndërhyrë, duke hequr barrierat. Kryqëzimi i autostradës Lushnje-Fier, në vendin e quajtur ‘pushimi i shoferit’, është mbyllur nga Autoriteti Rrugor Shqiptar te premten.

Banorët kundërshtuan vendosjen e barrierave metalike nga ARRSH për mbylljen e Kryqëzimit në autostradën Lushnje-Fier, i quajtur ‘pushimi i shoferit’. Ata thonë se me mbylljen e ketij kryqezimi u duhet të kryejnë më shumë se 30 deri ne 40 km rrugë shtesë për të shkuar në destinacion nga rrethrrotullimi i Kolonjës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë